NJOFTIME
Me qëllim mbrojtjen e shëndetit të studentëve, punonjësve dhe personave që marrin shërbime në Bibliotekën Shkencore, miratohet plani i masave ndaj COVID-19. Për më shumë informacion, klikoni këtu:
Të gjitha adresat elektronike të studentëve dhe personelit akademik të UPT, të cilat janë komunikuar nga fakultetet pranë UPT-së për vitin akademik 2020-2021, janë regjistruar si përdorues të bibliotekës digjitale U-Library përmes operatorit EBSCO nga Rrjeti Akademik Shqiptar. RASH konfirmon që adresat elektronike tashmë janë të vlefshme për aksesim në platformën digjitale: U-library. Të gjithë studenët që nuk janë regjistruar akoma, janë të lutur të komunikojnë adresat elektronike pranë sekretarive të fakulteteve ku studiojnë.