Botime dhe revista shkencore

Buletini i Shkencave Teknike:   https://www.upt.al/botime

 

“Buletini i Shkencave Teknike”, organ i Universitetit Politeknik të Tiranës, bën pjesë në listën e periodikëve shkencorë, i rivlerësuar si i tillë me Vendimin Nr.1600, dt. 27.07.1999 të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Në të botohen artikuj origjinalë të specialistëve dhe punonjësve shkencorë e mësimorë në fushat që mbulon UPT, si edhe në fusha të tjera teknike që lidhen me të. Në rubrika të veçanta botohen edhe materiale të tjera me karakter informativ. Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në fondet e Bibliotekës Shkencore.

 

Journal of Natural & Technical Sciences Papers:        http://akad.gov.al/ash/botime/jnts-papers

 

“Journal of Natural & Technical Sciences Papers”, revistë shkencore 6- mujore në gjuhën angleze, numri i parë i së cilës është botuar

në vitin 1996, e cila mbulon të gjitha fushat e shkencave natyrore-teknike. Në të botohen artikuj në fusha teknike të punonjësve

shkencorë e mësimorë të UPT-së. Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në fondet e Bibliotekës Shkencore.

 

Buletini i Shkencave Gjeologjike:       http://www.gsa.gov.al/Artikujt/buletiniOnline.html

 

"Buletini i Shkencave Gjeologjike", periodik shkencor, botohet që prej vitit 1964. Deri në vitin 1981 periodiku botohej nën kujdesin e Institutit të Kërkimeve Gjeologjike me titullin "Përmbledhje Studimesh". Në vitin 1979 filloi të botohej nën kujdesin e përbashkët të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si dhe Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, UPT. Në vitin 1982 periodiku mori emrin që ka sot. Prej vitit 1998, SHGJSH mori përsipër të gjithë përgjegjësitë për mbështetjen financiare të botimit të periodikut, duke mundësuar vazhdimësinë e botimit, si një hapësirë mjaft e domosdoshme për të gjithë studiuesit e gjeoshkencave në vend për përhapjen e zhvillimin e mendimit shkencor. Në të botohen artikuj në fusha teknike të punonjësve shkencorë e mësimorë të UPT-së. Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në fondet e Bibliotekës Shkencore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *