Biblioteka Shkencore – Qendër

Biblioteka Shkencore – Qendër                     

 

Veprimtaria e Bibliotekës Shkencore realizohet nëpërmjet:

 

Përpunimit standard të materialeve bibliotekare

Përgatitjes dhe shpërndarjes së informacionit bibliotekar – bibliografik.

Krijimit dhe mirëmbajtjes së katalogut përmbledhës të pasurisë bibliotekare kombëtare dhe asaj të huaj.

Shkëmbimit dhe huazimit ndërbibliotekar brenda dhe jashtë vendit.

 

Biblioteka Shkencore Qendrore, e pozicionuar pranë UPT-së, (BSHQ: Sheshi: « Nënë Tereza», Nr.4, Tiranë) ka pjesë përbërëse të strukturës së saj: Bibliotekën e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit (BFIN), Bibliotekën e Fakultetit Gjeologji Miniera (BFGJM), si dhe Bibliotekën e Fakultetit të Inxhinierisë Matematike dhe Fizike (BFIM&IF), të cilat funksionojnë si degë të saj. Koleksionet e këtyre të fundit, përbëjnë sipas kushteve të çdo fakulteti, fonde librash dhe periodikësh për të krijuar degë/biblioteka sa më pranë studentëve, përdorues të Bibliotekës Shkencore. Shërbimet teknike, si pasurimi me literaturë të re dhe përpunimi standard i tyre, kryhen respektivisht nga Sektori i Zhvillimit të Koleksioneve dhe Sektori i Katalogimit, pranë BSHQ.

 

Koleksionet e BSH:

Koleksionet bibliotekare të BSHQ janë të organizuara në disa fonde të veçanta. Ajo numëron në fondet e veta mbi 150.000 materiale bibliotekare, (libra, periodikë, fjalorë, enciklopedi, atlase etj.), të cilat përbëjnë literaturë në gjuhën shqipe dhe atë të huaj. Ato janë të magazinuara:

Pjesa më e madhe në ndërtesën kryesore (Biblioteka Shkencore - Qendër, Sheshi: « Nënë Tereza», Nr.4, Tiranë) dhe tre të tjera pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetit Gjeologji Miniera, si dhe Fakultetit të Inxhinierisë Matematike & Fizike. Koleksionet e BSH janë të organizuara si më poshtë vijon:

 

·         Koleksione të fondit të përgjithshëm: në gjuhën shqipe dhe atë të huaj

·         Koleksione të teksteve mësimore

·         Koleksione të fondit të arkivës shkencore

·         Koleksioneve të fondit të periodikut: në gjuhën shqipe dhe atë të huaj

·         Koleksioneve të materialeve jo libra.

            :

Fushat e kërkimit që mbulohen me literaturën në BSHQ:

 

Matematikë, Astronomi, Gjeodezi, Fizikë, Mekanikë, Kimi teknologjike, Mineralogji, Metalurgji, Teknologji, Fushat Inxhinierike,

Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Ndërtimi, Inxhinieri hidraulike, Inxhinieri nafte, Gjeoteknikë, Shkenca të tokës:

Gjeologjia, Gjeofizika, Sizmiologjia, Meteorologjia, Hidrologjia, Petrologji; Transport, Industri tekstile, Arkitekturë, Urbanistikë, etj.

 

 

Fakultetet që mbulon B.SHQ për anëtarësim dhe huazim:

 

Shërbimi i anëtarësimit dhe huazimit të literaturës në BSHQ: Për studentët dhe stafin akademik të gjithë fakulteteve të UPT:

 FTI, FIE, FIM, FIN, FAU, FGJM, FIM&IF.

 

Sallat e studimit

 

Salla e Arkivës 

Salla e Periodikut

Salla e Studimit pranë Sektorit të Shërbimit dhe Informacionit

 

Përdoruesit

 

Studentët e UPT-së që regjistrohen rregullisht, stafi mësimdhënës, studiues, personel tekniko-administrativ.

Biblioteka pranon përdorues të jashtëm në konsultë, pas depozitimit të një dokumenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *