Botime dhe revista shkencore
Buletini
i Shkencave Teknike: https://www.upt.al/botime
“Buletini
i Shkencave Teknike”, organ i Universitetit Politeknik të Tiranës, bën
pjesë në listën e periodikëve shkencorë, i rivlerësuar si i tillë me Vendimin Nr.1600,
dt. 27.07.1999 të Drejtorisë së Kërkimit Shkencor në Ministrinë e Arsimit Sportit
dhe Rinisë. Në të botohen artikuj origjinalë të specialistëve dhe punonjësve
shkencorë e mësimorë në fushat që mbulon UPT, si edhe në fusha të tjera teknike
që lidhen me të. Në rubrika të veçanta botohen edhe materiale të tjera me
karakter informativ. Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në
fondet e Bibliotekës Shkencore.
Journal of Natural & Technical Sciences Papers: http://akad.gov.al/ash/botime/jnts-papers
“Journal
of Natural & Technical Sciences Papers”, revistë shkencore 6- mujore në
gjuhën angleze, numri i parë i së cilës është botuar
në vitin
1996, e cila mbulon të gjitha fushat e shkencave natyrore-teknike. Në të
botohen artikuj në fusha teknike të punonjësve
shkencorë e mësimorë të UPT-së.
Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në fondet e Bibliotekës
Shkencore.
Buletini i Shkencave Gjeologjike: http://www.gsa.gov.al/Artikujt/buletiniOnline.html
"Buletini
i Shkencave Gjeologjike", periodik shkencor, botohet që prej vitit 1964. Deri
në vitin 1981 periodiku botohej nën kujdesin e Institutit të Kërkimeve
Gjeologjike me titullin "Përmbledhje Studimesh". Në vitin 1979 filloi
të botohej nën kujdesin e përbashkët të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar si dhe
Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, UPT. Në vitin 1982 periodiku mori
emrin që ka sot. Prej vitit 1998, SHGJSH mori përsipër të gjithë përgjegjësitë
për mbështetjen financiare të botimit të periodikut, duke mundësuar vazhdimësinë
e botimit, si një hapësirë mjaft e domosdoshme për të gjithë studiuesit e
gjeoshkencave në vend për përhapjen e zhvillimin e mendimit shkencor. Në
të botohen artikuj në fusha teknike të punonjësve shkencorë e mësimorë të
UPT-së. Koleksionet e printuara të kësaj reviste i gjeni edhe në fondet
e Bibliotekës Shkencore.