Huazimi i materialeve
Shërbimi i huazimit realizohet nga Biblioteka Shkencore Qendër dhe bibliotekat e tjera në varësi të saj, të cilat përcaktojnë materialet, kategoritë e përdoruesve dhe kushtet për huazim. Performanca dhe kohëzgjatja e huazimit ndryshojnë në varësi të karakteristikave të materialit dhe përdoruesit. Koleksionet e arkivit, koleksionet e botimeve periodike e referuese (revista, gazeta, fjalorë, enciklopedi), hartat, albumet, etj, shërbehen vetëm në sallat e leximit dhe nuk huazohen jashtë mjediseve të saj. Kredia e huazimit është personale dhe personi që e përdor atë është përgjegjës për integritetin e huazimit dhe merr përsipër ta kthejë atë brenda datës së caktuar.