Informacioni dhe Shërbimi Bibliografik
Sektori
i Shërbimit dhe Informacionit ofron orientimin fillestar mbi shërbimet e
bibliotekës dhe lëshon kartën e hyrjes. U përgjigjet kërkesave të përdoruesve
për informacion bibliografik dhe i drejton ata tek burimet referuese që janë në
bibliotekë si: katalogë, burime online, bibliografi, indekse, fjalorë,
enciklopedi, etj. për të siguruar hyrje të lirë në informacion.