Kush jemi

Biblioteka Shkencore UPT, është institucion kulturor dhe informues dhe e ushtron veprimtarinë e vet në mbështetje të procesit mësimor, edukativ, të formimit profesional dhe të veprimtarisë kërkimore shkencore të UPT-së. Biblioteka krijon dhe pasuron koleksionet e saj, me literaturë bashkëkohore me profil tekniko – shkencor, në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, në fushat e interesit të studentëve dhe stafit akademik të UPT.

 

B.Sh. është një nga bibliotekat më të rëndësishme universitare në vend, jo vetëm përsa i përket krijimit dhe pasurimit të koleksioneve të B. Sh, me literaturë bashkëkohore me profil tekniko – shkencor, në gjuhën shqipe dhe të huaj në mbështetje të realizimit të programeve studimore në UPT, por edhe për informimin, promovimin dhe zhvillimin e kërkimit shkencor në nivel institucional.

 

B.Sh. konsiderohet institucion me karakter shkencor, sepse grumbullon dhe ruan të gjithë trashëgiminë kërkimore shkencore të shkruar të personelit akademik e kërkimor të UPT-së, si edhe personelit kërkimor të Instituteve të tjera të kërkim zhvillimit, të botuara brenda dhe jashtë vendit.

Funksionet e Bibliotekës Shkencore

- Qendër e depozitimit dhe ruajtjes së botimeve me karakter tekniko-shkencor, në gjuhën shqipe dhe të huaj.

- Qendër e depozitimit dhe ruajtjes së disertacioneve, teksteve mësimore, periodikëve shkencorë si dhe të gjithë botimeve të personelit akademik e më gjerë.

- Qendër informimi mbi prodhimtarinë shkencore e teknologjike të anëtarëve të UPT-se: në nivel institucional (UPT), por edhe në nivel njësie kryesore siç janë fakultetet, etj, por edhe në subjektet e interesuara shtetërore e private, si dhe në shoqërinë civile.

- Qendër e shpërndarjes së materialeve që përfaqësojnë zhvillimet studimore, kërkimore shkencore etj. të UPT dhe më gjerë, në të gjitha bibliotekat brenda dhe jashtë vendit me të cilat ka marrëdhënie shkëmbimi ndërbibliotekare, mbi bazën e reciprocitetit.

- Qendër e shpërndarjes dhe promovimit të organeve botuese të UPT-së (Buletini i Shkencave Teknike,- UPT)

- Kryen formim dhe kualifikim të posaçëm.

- Qendër e krijimit të bibliografive tematiko – shkencore, vjetore, etj.

- Qendër  e restaurimit dhe lidhjes së materialeve bibliotekare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *