Regjistrimi i përdoruesve: Anëtarësimi

Regjistrimi i përdoruesve: Anëtarësimi

 

Shërbimi i anëtarësimit garantohet nga Biblioteka Shkencore Qendrore dhe bibliotekat e tjera në varësi të saj, të cilat përcaktojnë kategoritë e përdoruesve dhe kushtet për regjistrim. Të drejtën e anëtarësimit në bibliotekë e kanë kryesisht: studentët, stafi akademik, personeli tekniko administativ, studiues të ndryshëm, si dhe çdo përdorues që paraqitet për herë të parë në bibliotekë.

Studentët regjistrohen dhe ri-regjistrohen çdo vit të ri akademik.

Anëtarët regjistrohen kundrejt dokumentacionit:

 

·                     Dokument identifikimi (kartë identiteti, pasaportë)

·                     Dy foto të formatit të vogël

·                     Vërtetim nga njësia bashkiake për adresën e banimit

·                     Vërtetim i statutit student nga fakulteti përkatës


Personat me nënshtetësi të huaj kanë të drejtë të përdorin bibliotekën, duke paraqitur kartën e identitetit dhe lejen e qëndrimit në

vend. Çdo përdorues që anëtarësohet në bibliotekë plotëson këto dokumente:

 

Kartelën e përdoruesit

Kartën e anëtarësisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *